Ekspozita “rrethi” ende e hapur në GKK
Sot, në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK, nga Galeria Kombëtare të Kosovës, atje ku gjendet një numër i madh i pikturave të bukura shumëngjyrëshe është paraqitur autori i ekspozitës ”Rrethi”, Gani Gashi.
Piktori Gashi tregoi se për ç’arsye e kanë quajtur “rrethi”, ku sipas tij ka kuptimin e metaforës dhe është pak provokativ, sepse po jetojmë në një kohë jo shumë të mirë .
“Rrethi është një metaforë, një simbolikë dhe me këtë figurë kam krijuar disa piktura”, theksoi ai.
“Në koordinim me Krenar Zejnon, kuratorin kësaj e ekspozite, u dakorduam që një emërim i tillë i përgjigjet mirë, ndonëse paksa provokativ, ngase, sipas meje, ne, të thuash, po jetojmë në një kohë jo shumë të mire, ku ngjarjet po rrjedhin gjithmonë në njëfarë rrethi, në të cilin kemi hy dhe s’po mundemi të dalim, sado që po kërkojmë rrugën e daljes”, sqaroi piktori Gashi.
“Veç kësaj, rrethi simbolizon edhe sofrën, njerëzit ulur rreth saj, ndaj, e kemi parë të arsyeshme pagëzimin me këtë emër” u shpreh më tej Gashi.
Autori i kësaj ekspozite vuri në pah teknikat shumëngjyrëshe. Ndërkaq, sa i përket teknikës krijuese, autori tha se punon kryesisht teknikën e akrilikit.























