Dëshmitari i mbrojtjes, rrëfehet për Zllashën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Valbona Thaçi / RTKlive.com
Në këtë proces gjyqësor, është dëshmitari i 12-të, Selatin Krasniqi, që dha dëshminë dhe u mor në pyetje nga mbrojta e të akuzuarit Mustafa, avokati Xhulius von Bone.
Si dëshmitari i njëmbëdhjetë poashtu edhe i 12-ti po pyetet për Zllashin.
I pyetur nga mbrojtja nese i kujtohet kur kanë filluar sulmet e NATO-së në Kosovë dhe se ku ishin ata kur filluan sulmet, ai u përgjigj se ishte ne Zllash me disa të tjerë, dhe qëndroi aty pasi nuk kishte ku te shkonte.
Ai tregoi se shtëpia ku qëndroni ishte e axhës së tij dhe se ai e posedonte që nga viti 1920.
“ Më shtëpinë ku rrinim ishte Isa Kastrati Bastri Canolli (Shpendi), Besnik Maroca (Syla) dhe shume të tjerë, kurse me një prill kanë ardhur një pjesë e familjes që kanë qëndruar tri dite, pastaj unë i kam kërkuar babës që të shkojnë diku tjetër dhe t[i lirojnë dy-tre vende”, tha ai.
Dëshmitari ka treguar se kur ka filluar ofensiva me 26-27 mars, ata janë larguar nga Zllashi dhe kanë shkuar ne Prishtinë me disa persona, ku kanë qëndruar deri me datën 30 mars ose një prill.
“Ne një mëngjes ka ardhur një shokë i imi nga lagjia Kodra e Trimave nw Prishtinw, dhe mw kanw thënë se forcat serbe kanë hyrë, jemi dal në Vranjefc, dhe e kam takuar Shpendin, ku mw ka sugjeruar, se me urdhër te Rrahman Dinit, komandant Calit dhe Fatmir Humollit, të mos bëjmë ndonjë gjë apo të qwllojmw në serb, por ta qetësojmë popullatën dhe t’i ndihmojmw”, tha ai.
Ai tregoi se nga Prishtina, pastaj ishte kthyer në Zllash, ku tha se kishte arritur në orën tre apo katër të mëngjesit të 1 prillit 1999.
“Pas tre-katër dite kam ardhur prapë në Prishtinë, i kam marrë disa gjëra ushqimore për familjen dhe jam kthyer prapë në Zllash”,tregoi ai, duke shtuar se ka shkuar prapë në Prishtinë me datën 3 ose 4 të prillit 1999.
Lidhur me pyetjet e avokatit Julius Von Bone, se çfarë bënin Isa Kastrati e Rrahman Dini në Zlash, dëshmitari tha se ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe i përkisnin “Brigadës 153”.
“Ata ishin pjesëtarw të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë qëndruar aty, nuk ka qenë detyrë e imja me i pyet çka po bëni”, tha Krasniqi.
Krasniqi gjatë seancës ka treguar se më 1 prill 1999 kur është zgjuar dhe ka dalë në oborr, kanë qenë diku mbi 100 persona, ku ka pasur edhe gra e fëmijë, dhe se të gjithë këta njerëz, tha se kishin ardhur nga Prishtina pasi forcat serbe i kishin dëbuar me dhunë nga shtëpitë.
Në vijim, ai vazhdoi të fliste për strukturën e shtëpive, hyrjet e daljet, dhomat, odën, dhe podrumin.
E lidhur me një bodrum, dëshmitari tha më 1999 nuk është përdor, përpos nëse ka rënë shi e ka pasur njerëz shumë, ku kanë hyrë e kanë qëndruar derisa është ndalur shiu.
“Rrahman Dini ka qendrua në odë, aty ishin shtretërit, pastaj më 20 prill u bo si qendër spitali mund të them, ku i kemi sjellë të plagosurit prej Vitisë së Marecit, dy dhoma i ka pas”, tha tutje ai.
Në këtë spital provizor, Krasniqi tha se ka punuar Teuta Hadri, Ibadeti dhe se ka pasur edhe infermierë të tjerë, të cilët i ka njohur.
Sipas Krasniqit, më 20 prill 1999, gjatë granatimeve në Viti të Marecit, disa ushtarë kanë vdekur, disa janë plagosur, por jo vetëm nga ky vend, por edhe nga vende të tjera.























