Senatorët amerikanë, informohen për sigurinë
Tre senatorët amerikanë, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Kosovës.
Jeton Musliu/ RTKlive.com
Senatorja Jean Sheen në konferencë të përbashkët për media me Presidenten Vjosa Osmani, tregoi se kanë pasur rast të të vizitojnë edhe kampin amerikan “Bonsteel”, për t’u njohur nga afër me situatën.
“E vlerësojmë përkujtimin që i bëni ish- Sekreares sonë të shtetit Albright, ku pamë edhe bustin e saj”, tha senatorja amerikane.
“Këtu jemi si pjesë e miqësisë që kanë SHBA-të me Kosovën për vlerat e përkushtimin e përbashkët”.
E Prsidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj tha se vizita e senatorëve tregon përkrahje të qartë.
“Nuk është sekret se rendi i sigurisë brenda Evropës është nën kërcënim. Ka interesim nga Rusia për detastabilizim të rajonit”, tha Presidentja Osmani.
“I informova senatorët për rolin destruktiv të aleatit të Rusisë, Serbisë, në përpjekje për të tërhequr rajonin tonë drejt së kaluarës”.
Presidentja Osmani tha se ka besim të plotë që bashkarisht do të ndalohen këto ndikime malinje.
Pas Bosnje e Hercegovinës e Serbisë, senatorët amerikanë po vizitojnë Kosovën.























