VIDEO-Drejtori i Institutit Sizmologjik: Tërmetet nuk kanë kufij
Afet Bela / RTKlive.com
Së fundi në vendet e Ballkanit Perëndimor ka pasur disa termete. Ditë më parë një tërmet goditi Bosnjën Hercegoninë, por lëkundjet e tij u ndjen edhe në Kosovë.
Shemsi Mustafa drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës, sot në RTK ka folur për tërmetet dhe për zonat për zonat me rrezikshmëri të lartë nga ta në Kosovë.
Ai ka thënë se nuk duhet të krijohet panik nga tërmetet. “Kosova është më mirë në aspektin sizmik në krahasim me shtetet e tjera, unë kërkoj nga qytetarët e Kosovës të mos krijojnë panik, nuk duhet të injorohen tërmetet, pasi që ata nuk kanë kufij”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Mustafa ka folur edhe për ndërtimet në Kosovë, e që sipas tij duhet të bëhet një analizë më e thellë për ta. “Komuniteti i biznesit nuk duhet të injorojë tërmetet, për rrezikshmërinë nuk jam kompetent për të folur. Ata që i kanë dhënë lejet e ndërtimeve në Kosovë e dinë më mirë”, theksoi ai.























