Filmat nga seria “ANTONIONI 101” shfaqen këtë javë në Kino Armata
BKT
Kulturë

Filmat nga seria “ANTONIONI 101” shfaqen këtë javë në Kino Armata

Kino Armata, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, në bashkëpunimin me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe Institutin e Kulturës Italiane në Tiranë ka nis shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve italian para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Ketë jave në program janë filmat nga seria ''ANTONIONI 101'' me regji të Michelangelo Antonioni edhe sonte në program, është filmi "La Notte" .

Ndryshe, shfaqja e filmave, në gjuhë origjinale me titra në gjuhën angleze dhe shqipe, fillon në orën 20.30 në Kino Armata dhe hyrja është pa pagesë. 

Ky është edhe postimi i Kino Armatës në rrjete sociale

25-28 prill 2022

ANTONIONI 101 / Italian Cinema Masters

Retrospektivë e filmave nga Michelangelo Antonioni

E hënë, 25 prill 20:30h

"L'Avventura" (1960), 143 min.

E martë, 26 prill, 20:30h

"La Notte" (1961), 122 min.

E mërkurë, 27 prill, 20:30h

"Il Deserto Rosso" (1964), 120 min.

E enjte, 28 prill, 20:30h

"Il Grido" (1957), 116 min.

ANTONIONI 101: https://fb.me/e/2X2uLk0Y3

ANTONIONI 101 organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe Istituto Italiano di Cultura në Tiranë.

Michelangelo Antonioni (1912–2007) ishte regjisor, producent, redaktor, autor i tregimeve të shkurtra dhe skenarist italian, i njohur për filmat e tij estetik në detaje, intelektualisht sfidues, por gjithashtu dyshues dhe në kërkim të së vërtetës. Ai u koncentrua më shumë në përfaqësimin dhe dizajnin e prodhimeve të tija enigmatike, se sa në rrëfim dhe personazhet e filmit, duke favorizuar soditjen para aksionit. Puna kryesore që e karakterizoi këtë regjisor unik "i cili ridefinoi konceptin e kinemasë narative" dhe rezistoi mënyrës konvencionale të rrëfimit ishte trilogjia që përfshinë filmat ‘L'Avventura’, ‘La Notte’ and ‘L'Eclisse’, të prodhuara në fillimin e viteve 1960. Opusi i tij i gjerë filmik përfshinë edhe filmat si ‘Story of a Love Affair’, ‘Le Amiche’, ‘Blow-Up’, ‘The Passenger’ dhe ‘Zabriskie Point’, pos tjerash. Kontributi i Antonionit në kinema u shpërblye me Oscar Nderi në vitin 1995. Gjatë karierës ai ka pranuar ‘Shiritin e Argjendtë’ tetë herë nga 'Sindikata Kombëtare Italiane e Gazetarëve të Filmit'. Ai mbetet njëri prej tre regjisorëve i cili është shpërblyer me 'Ariun e Artë', 'Luanin e Artë' dhe 'Palmën e Artë', dhe i vetmi i cili është shpërblyer me 'Leopardin e Artë' pos tri shpërblimeve të lartëpërmendura.

Three Reasons: L'avventura - https://www.youtube.com/watch?v=XHtBBYwh3B8

/Sh.G/


MË SHUME NGA Kulturë