Shtatë raste të reja me COVID-19, janë shëruar 13 qytetarë
BKT
Lajme

Shtatë raste të reja me COVID-19, janë shëruar 13 qytetarë

N. Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.458 doza të vaksinës”, njofton MSH.

Deri më sot 821.788 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 101.226 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 428, njofton kjo ministri.

Mund të jetë një imazh i teksti

 


MË SHUME NGA Lajme