Mehaj merr pjesë në Konferencën “ISOA`2022”, në Gjermani
Me ftesë të Shoqatës Ndërkombëtare të Operacioneve të Stabilitetit të SHBA-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, udhëtoi për Shtutgart, të Republikën e Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën "ISOA 2022".
“Kjo është hera e dytë që ministri Mehaj ftohet nga lidershipi i ISOA-së i cili është asociacioni i prodhuesve më të mëdhenj amerikanë të industrisë së mbrojtjes”, njofton zyra për informim e kësaj ministrie.
Gjatë kësaj konference, thuhet tutje në këtë njoftim, ministri Mehaj përveç prezantimit të tij në sesionet e konferencës, do të takohet edhe me personalitete të shquara ushtarake amerikane, liderë të kompanive të njohura të industrisë së mbrojtjes amerikane etj.
Gjatë kësaj vizite, ministri Armend Mehaj do të takohet edhe me përfaqësues të mërgatës sonë në Gjermani përfshirë profesionistë, akademikë, studentë dhe biznesmenë etj.
























