Aparati i radioterapisë në Onkologji nuk ka punuar pas një problemi teknik
BKT
Foto RTK
Lajme

Aparati i radioterapisë në Onkologji nuk ka punuar pas një problemi teknik

Besjana Mulaj/ RTK

Për disa ditë në Institutin Onkologjik, aparati i radioterapisë nuk ka punuar. Pacientët ishin të shqetësuar për këtë çështje, por drejtori i këtij institucioni, Ilir Kurtishi, ka thënë se problemi i këtij aparati është rregulluar dhe këta pacientë mund t`i kryejnë këto shërbime.

“Këta tre muaj të fundit të gjithë pacientët që kanë qenë të planifikuar janë rrezatuar me kohë sipas javëve dhe sipas nevojave i kemi pas diku rreth katër ditë për raste të reja që është dashur të fillojë rrezatimi, por për shkak të një problemi teknik me operatorët me serviserat me ata të cilët e mirëmbajnë aparaturën dhe kanë komunikuar me shtetin e Anglisë dhe është dashur me përmirësuar dhe kjo po vazhdon sot pa asnjë problem”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme