“Architech Festival III” synon intervenimin në hapësira publike
BKT
Kulturë

“Architech Festival III” synon intervenimin në hapësira publike

Kimete Kasumi/RTKLive.com

Në edicionin e sotëm në “Aktual” të RTK-së e ftuar ka qenë drejtoresha ekzekutive e “Youth Are the Real Leaders”, Kosovare Sadiku. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me të nga parku i lagjes Dardania në Prishtinë, ajo ka folur për “Architech Festival”, edicioni III, në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe aftësive shoqërore për pjesëmarrje demokratike”.

Sipas saj, ideja e tyre është që me këtë projekt për të rinjtë të trajnohen fillimisht dhe të përfshihen në projekte në mënyrë që të përgatiten për tregun e punës dhe të jenë pjesëmarrës në gjithë procesin e planifikimit.

Ajo ka njoftuar se projekti në komunën e Prishtinës do të mbështetet nga OSBE-ja dhe se do të jetë projekt shumë më i madh, kurse sa iu përket komunave të tjera janë duke pritur bashkëpunim. Gjithashtu, Sadiku ka njoftuar se sot bëhet zyrtarisht thirrja për aplikimin e studentëve, e cila do të zgjasë deri më 15 maj.

Kriter për t’u bërë pjesë e këtij projekti është të jesh student, sociolog, arkitekt, inxhinier urbanistik. Do të pranohen 15 aplikues. Festivali fillon sot dhe zgjat deri në muajin nëntor. Do të realizohen aktivitete të ndryshme në kohëzgjatje disamujore. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë së jetës sociale e hapësirave publike, qasja në hapësira kolektive për të gjithë qytetarët përmes mobilizimit të komunitetit në nivel komunal, studentët, të rinjtë dhe autoritetet lokale për të mirën kolektive.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Kulturë