22:37 / 28.04.2022
Osmani uron Abazoviqin: Së bashku për një Ballkan paqësor
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Dritan Abazoviqin që sot u zgjodh kryeministër i Malit të Zi, teksa ka thënë se pret që të forcojnë partneritetin ndërmjet dy vendeve.
“Urime Dritan Abazoviq për zgjedhjen tuaj si kryeministër i Malit të Zi. Jam e sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugën e saj drejt BE-së. Së bashku, ne, do të forcojmë partneritetin tonë dhe do të punojmë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt”, ka shkruar Osmani në Twitter.























