Humb jetën një person nga të shtënat me armë në rrugën Klinë-Gjakovë
BKT
Lajme

Humb jetën një person nga të shtënat me armë në rrugën Klinë-Gjakovë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri tek Guri i Zi në rrugën Klinë-Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në 20:43 minuta Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Ata hjanë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërit të plagosur”, tha Gashi.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë të shtetit nga Deparamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës dhe Policia e Kosovës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka vdrekur dhe dy të tjerë janë plagosur”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

 


MË SHUME NGA Lajme