Sveçla: MPB e di kush po e sulmon policinë në veri (E plotësuar)
N. Mekolli /RTKlive.com
Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Siguri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, foli edhe për kalimet ilegale në veri të vendit dhe tha se kjo nuk do të lejohet në asnjë mënyrë.
Sipas tij, kjo është çështje e nivelit qendror dhe nuk do të lejohet në asnjë mënyrë kalimi ilegal i kufirit, përveç në pikat zyrtare.
“Askush nuk është duke e kriminalizuar veriun. As nuk kemi thënë se filani e as fisteku është duke i bërë ato sulme”, tha ministri Sveçla.
Ai u shpreh se autoritetet e sigurisë e dinë kush po i sjell ato sulme.
“Shumë shpejt do te zbulohet se kush i ka bërë këto sulme. Përgjegjësit do t’i sjellim para drejtësisë”, u shpreh ministri Sveçla.
Duke folur Milan Radojiçiq, Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se policia ka dëshmi për përfshirjen e tij në afera kriminale.
“Ai nuk akuzohet për aktivitete politike, por aktivitet kriminale”.
Sveçla: Nuk do të lë gurë pa lëvizë për liberalizimin e vizave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Siguri, foli edhe për vizitat e në e tij në shumë shtet. ku edhe ka ngritur çështjen për të drejtën e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
Sveçla para komisionit tha se nuk do të lë gurë pa lëvizë për liberalizimin e vizave. Sipas tij Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim
“Unë kam realizuar shumë të vizitave, të cilat kryesisht i ndaj në 2 kategori. Bashkëpunime multilaterale në kuadër të iniciativave të ndryshme qoftë të BE-së, qoftë të rajoneve dhe vizitave tematike. Sa i takon liberalizimit të vizave tashmë ekziston një qëndrim publik se Kosova i ka plotësuar kriteret e nevojshme që të fitojë të drejtën e lëvizjes së lirë”, tha ai.
Ministri tha se ka bërë vizita dhe takime edhe në shtete të cilat janë vlerësuar si skeptike ose janë vlerësuar si vende që mund të ndikojnë pozitivisht në liberalizimin e vizave.
“Qasja ime ka qenë kjo, të kalojmë edhe një herë nëpër të gjitha kërkesat e BE-së, të kalojmë edhe një herë në të gjitha kërkesat e shteteve individuale dhe pastaj këto kërkesa bashkë me angazhimin tonë dhe sukseset tona t’i ballafaqojmë me përgjegjësit”, tha ai
Ministri Sveçla foli edhe për vizitën e tij në Francë ku ka takuar homologun e tij. Ai tha se do të realizojë edhe takime e vizita shtesë. në mënyrë që të bëhet çdo gjë që është e mundur, për të realizuar të drejtën e qytetarëve për lëvizjen e lirë.
Sveçla: Policia ka mungesë të uniformave dhe armatimit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë të premten se Policia e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi dhe mungesa të mëdha të uniformave dhe armatimit.
“Sa i përket uniformave, armatimit, shumë nga këto kanë rrjedhur si pasojë e OSHP-së. Unë shpresoj që shpejt OSHP-ja do të zhbllokohet”, ka thënë Sveçla në Komision.
Një gjë të tillë, ministri Sveçla, e tha gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Siguri.
Sveçla: Sulmet në veri janë rezultat i shtrirjes së ligjshmërisë atje
Ministri Sveçla, gjithashtu foli edhe për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, sipas të cilit, janë si rezultat i shtrirjes së ligjshmërisë atje, dhe ndaljes së kontrabandës.
Ministri i Brendshëm ka thënë po ashtu se gjatë vitit 2021 janë shkatërruar 50 grupe kriminale në Kosovë, nga rreth 1,000 operacione. gjithashtu tha se ka rënie evidente të kontrabandës
Sipas tij, brenda 10 ditësh, Policia kufitare e Kosovës është sulmuar gjashtë herë. “Këto sulme para së gjithash, kanë prapavijë tjetër që synojnë të shkaktojnë panik në vendin tonë e te qytetarët dhe të destabilizojnë vendin”, tha Sveçla.
Sveçla, para deputetëve foli gjithashtu edhe për sukseset që janë arritur në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Gjatë kësaj qeverisje janë realizuar 1000 operacione policore dhe janë goditur 50 grupe kriminale, si rrjedhojë e kësaj janë ngrirë rreth 14 milionë euro”, tha ai.
Sveçla: Inkuadrimi i komuniteteve, pjesë e planit qeverisës
Ministri Sveçla, ka folur edhe për inkuadrimin e komuniteteve në vend. “Është pjesë e planit qeverisës me qëllim të ngritjes së punës dhe kredibilitetit të institucionit tone, në aspektin e sigurisë. Jemi të angazhuar që institucionet e sigurisë të jenë në nivel të lartë e në shërbim të qytetarëve”, tha ai.
Ministri edhe njëherë ritheksojë se Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur rezultate të dukshme gjatë viti 2021, me synim të mbrojtjes së sigurisë dhe ruajtjes të integritetit territorial.
























