Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë, Kuvendi seancë me 5 maj
BKT
Foto: Valmira Saraçi-Sahatçiu/RTK
Lajme

Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë, Kuvendi seancë me 5 maj

Muharrem Miftari/RTKLive.com

Kryesia e Kuvendit, në mungesë të opozitës, vendosi që seanca e radhës të mbahet më 5 maj, në ora 10.00.

Sot, në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës u mbajt mbledhja, ku u shqyrtua  edhe kërkesa e 40 deputetëve të LVV-së për themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë.

Opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë, ku munguan nënkryetarët e edhe shefat e grupeve parlamentare opozitare.

Kjo për shkak të përplasjeve mes pozitës e opozitës për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, që vazhdon edhe më tutje.

E gjithë mosmarrëveshja konsiston, siç thonë deputetët opozitarë,  në qasjen me standarde të dyfishta e destruktive në investime, sidomos në fushën e energjetikës.


MË SHUME NGA Lajme