23:12 / 29.04.2022
Mehaj: Komandot e FSK-së stërviten nga instruktorët britanikë
Komandot e FSK-së po stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët vendor të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në Facebook.
“Stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot tona po i arrijnë me sukses. Falënderim dhe mirënjohje maksimale si gjithmonë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj”, ka shkruar Mehaj.























