Chollet: SHBA e vendosur për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës
BKT
Lajme

Chollet: SHBA e vendosur për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

N.Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimi të tij në SHBA është takuar edhe me Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet, përmes një postimi në Twitter, bëri të ditur se ndër të tjera gjatë këtij takimi me kryeministrin Kurti, është diskutuar për prioritetet e përbashkëta si dhe të ardhmen evropiane të Kosovës është përparimi në dialogun Kosovë-Serbi.

“Më vjen mirë qe e takova dje kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në Dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderova atë për pritjen e afganëve dhe ritheksova përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për takimin, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka shpërndarë postimin e Chollet, ku ka thënë se presin vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me SHBA-të për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta.

“I nderuar nga ftesa e Derek Chollet në Departamentin e Shtetit për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me SHBA-të për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, ka shkruar Kurti.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme