Emërohet Bordi i drejtorëve të “Ibër-Lepencit”
N.M. /RTKlive
Qeveria e Kosovës ka emëruar sot bordin e ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”, me kryesues Bajram Mustafa. Ndërsa si anëtar janë emëruar Violeta Hoxha, Denis Dautaj, Valmire Latifi, Avdullah Nishori dhe Myzafer Luma.
(E plotësuar) Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e radhës, kryeministri Kurti, në fjalën hyrëse, tha se këtë vit ka një rritje të buxhetit prej 9 për qind dhe sukses përmendi themelimin e gjykatës komerciale.
Qeveria emëroi gjithashtu Bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike, "Ibër-Lepenci" si dhe miratoi projektligjin për parandalimin dhe kontrollin eintegruar të ndotjes.
Kryeministri Kurti deklaroi se në konkursin e shpallur për bord të “Iber Lepenci” kishin aplikuar 110 kandidatë, ndërsa në listën e ngushtë ishin përzgjedhur 59 kandidatë.
Mandati i këtij bordi është trevjeçar.























