Ish-kryeministri i Malit të Zi, nuk ia dorëzon detyrën Abazoviqit
BKT
Lajme

Ish-kryeministri i Malit të Zi, nuk ia dorëzon detyrën Abazoviqit

A.B/ RTKlive.com

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq nuk ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, Dritan Abazoviq, i cili dje u votua në Kuvendin e Malit të Zi.

“Dorëzimi i detyrës Kryeministrit si gjest protokolor praktikohet në kushte legjitimiteti të padiskutueshëm. Duke qenë se kemi shkelje të procedurave kushtetuese, nuk dua të simuloj rregullsinë, t'i jap legjitimitet shkeljes së dukshme të demokracisë. E lashë një mesazh të qartë në kabinet sa i përket tranzicionit”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.No description available.No description available.Ndryshe Dritan Abazoviq dje u zgjodh kryeministër i qeverisë së 43-të me shumicë votash. Qeveria e re e Malit të Zi do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë të cilët janë edhe ministra të linjës dhe dy ministra pa portofol.

Abazoviq bëri betimin dhe theksoi se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore - sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë pesë linja prioritare të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit dhe afirmimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Ai shtoi se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen e Malit të Zi, e jo me kapjen e tij të mëtejshme në të kaluarën.


MË SHUME NGA Lajme