19:23 / 30.04.2022
Vela: Armatosja e Serbisë rrezikon paqen në rajon
A.B/ RTKlive.com
Shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas ekspozimit nga ana e Serbisë të sistemit anti-raketor kinez FK-3.
“Serbia publikisht ekspozoi sistemin anti-raketor kinez FK-3 me rreze të gjatë veprimi. Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka pranuar dhe po operon me një sistem të tillë kinez. Serbia është duke u armatosur me shpejtësi dhe duke e rrezikuar paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Vela në “Twitter.























