Ecja natën nëpër rrugët e Prishtinës është bërë e pasigurt për shumë banorë
BKT
Foto RTK
Lajme

Ecja natën nëpër rrugët e Prishtinës është bërë e pasigurt për shumë banorë

Arlinda Sejda/ RTK

Derisa komuna po synon ndërtimin e rrugëve të reja, ato ekzistueset kanë problem me infrastrukturën përcjellëse. Nëpër shumë rrugë të kryeqytetit mungon ndriçimi publik.

Ecja natën nëpër rrugët e Prishtinës për shumë banorë të saj është bërë e pasigurt. Rrugët kryesore por edhe ato të lagjeve të ndryshme sapo të bie terri nuk kanë ndriçim.

Banorët e shumë lagjeve po ankohen, duke kërkuar që kjo problematikë të rregullohet menjëherë.

Ilirik Musliu, Drejtor i shërbimeve publike në komunë të Prishtinës, ka thënë se është bërë hapja e projektit për mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

Musliu tha se përveç mirëmbajtjes, ata kanë projektuar edhe zgjerimin e ndriçimit publik


MË SHUME NGA Lajme