Falet Festa e Fitër Bajramit, Tërnava fton për paqe dhe tolerancë
BKT
Foto,RTK
Lajme

Falet Festa e Fitër Bajramit, Tërnava fton për paqe dhe tolerancë

A.B / RTKlive.com

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Hytben e Fitër – Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili  në mesazhin e kësaj feste, ka ftuar për solidaritet dhe mirëqënie.

“Fitër Bajrami bart mesazhin dhe dashurinë, kultivon respektin për fëmijët, për ata që kanë nevojë, festa e bashkon komunitetin duke nxitur e kultivuar dhe mirëkuptimin, vlera që e shoqërojnë individin dhe mbarë shoqërinë”, tha ai.

Ai ka tha se duhet të jemi unik për të punuar dhe forcuar paqen e telorancë për të gjithë.

“Jemi bashkë në lutje e falënderime, do të jemi bashkë me familjarët tanë, duke uruar njëri tjetrin për këtë festë kaq të madhe”, tha ai, raporton RTKlive.

Ndryshe sot BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje për urime në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.


MË SHUME NGA Lajme