RTK zbardh agjendën e kryeministrit Kurti për takimin me kancelarin Scholz
Naser Mekolli /RTKlive.com
Kancelari i gjerman Olaf Scholtz, më 4 maj do t`i presë në takime të ndara në Berlin, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti e më pas edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Gjithashtu në takim do të presë edhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, sllovakun Miroslav Lajçak.
“Është herët të thuhet se çka mund t'i karakterizojë takimet e nesërme në Berlin, por, siç dihet, nesër këtu pritet delegacioni Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Albin Kurti. Dihet se takimi i parë do të mbahet nga ora 15:00 deri në 16:00, kurse konferenca e përbashkët në mes kancelarit Olaf Scholz dhe kryeministrit Albin Kurti, do të mbahet nga ora 16:00 deri në 16:30. Ndoshta pas këtij takimi do të dihet më shumë për frymën se si janë zhvilluar këto bisedime”, tha në paraqitjen e saj, nga Berlini, gazetarja Gentiana Begolli-Pustina.
Pas këtij takimi, kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë në takim edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Dhe ajo çka shpresohet, është një zhbllokim i dialogut. Pas këtyre takimeve të ndara është paraparë edhe një darkë e përbashkët për në ora 19:45
Sipas gazetares Begolli-Pustina, deri më tani nuk ka një konfirmim se do të ketë takim të përbashkët në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të ndërmjetësit të BE-së, Miroslav Lajçak, ndonëse është folur se mund të ketë një takim të tillë të përbashkët në Berlin.
Kjo është agjenda:
15:00 - Kancelari Scholz do të përshëndesë kryeministrin Kurti dhe delegacionin në hyrje të ndërtesës.
Protokolli: pas hyrjes, kancelari do të prezantojë delegacionin e tij dhe më pas do të vijojë prezantimi i delegacionit kosovar nga kryeministri Kurti.
15:00-16:00
Takimi dypalësh ndërmjet H.E. kancelari Olaf Scholz dhe H.E. kryeministri Albin Kurti
16:00-16:30 Konferencë për shtyp – gjuha amtare me përkthim.
Deklarata e parë e kancelarit Scholz
Deklarata e dytë e kryeministrit Kurti
Gazetarët nga dy pyetje për secilin (Kancelarin e Kryeministrin).
19:45 - Darka me kancelarin Scholz























