Brand: Gjermania do të përkrahë Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike
BKT
Lajme

Brand: Gjermania do të përkrahë Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike

Naser Mekolli /RTKlive.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryediplomaten Donika Gërvalla, pritën sot në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Michael Brand, nga Unioni Kristian Demokratik (CDU), me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë që takoi, siç tha ai, një mik të mirë dhe të moçëm të Kosovës dhe të popullit tonë. Ai e falënderoi z. Brand për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale të Republikës së Kosovës me shtetin gjerman dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen”, njofton Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit.

Sipas këtij njoftimim kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat gjatë një viti qeverisje, në veçanti për reformat në fushën e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.  

Bëhet e ditur se deputeti Brand e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë, siç u shpreh ai, në këto kohë të vështira. Ai tha se Gjermania do të vazhdojë përkrahjen dhe ndihmën për Kosovën në rrugën e saj europiane dhe euro-atlantike.

Gjithashtu bëhet e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe deputeti Michael Brand njihen që nga vitet e 90-ta. Në pranverë 1998 ishin takuar në Prishtinë dhe nga ky takim kanë edhe foto të përbashkëta. 


MË SHUME NGA Lajme