17:10 / 04.05.2022
Takimi Scholz-Kurti në fotografi
Gentiana Begolli-Pustina/RTK/ BERLIN
Për rreth një orë sa ka zgjatur takimi ndërmjet kryeministri Albin Kurti dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz në Berlin, nga konferenca e përbashkët për media, rezultoi se janë diksutuar shumë tema.
Liberalizimi i vizave për Kosovën, procesi i dialogut Kosovë-Serbi, agresioni rus në Ukrainë, investimet e mundshme në Kosovë, ishin vetëm disa nga temat e diskutuara që u thanë në konferencën për media.
Megjithatë, nga fotografitë e shkrepura, shihet se ka pasur një atmosferë të mirë gjatë këtij takimi.
RTKlive sjell më poshtë të përmbledhur në fotografi këtë takim.

























