Protagonistët e darkës në Berlin
Jeton Musliu / RTKlive
Në darkën jozyrtare të shtruar në Berlin për kryeministrin Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, mori pjesë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim ashtu siç shihet edhe në fotografi, ka marrë pjesë edhe i emëruari i posaçëm i Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin.
Para darkës liderët e dy vendeve e kanë bërë një fotografi të përbashkët, të cilën e ka publikuar presidenti serb në profilin e tij në ‘Twitter’.
“Faleminderit nikoqirëve gjerman për organizimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. Ky ka qenë mesazhi i presidentit serb, të cilit ia ka bashkangjitur fotografinë e përbashkët me Kurtin, Lajçakun dhe dy përfaqësuesit gjermanë.
Para kësaj darke, ku ende ndonjë deklarim nga palët për atë çfarë u bisedua në këtë darkë, kryeministri Kurti u prit në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Këtyre takimeve i parapriu ai me kancelarin Olaf Scholz.

























