Tahiri: S’ka normalitet në Kuvend, pa krijim të Komisionit Hetimor
BKT
Foto: Kosovapress
Lajme

Tahiri: S’ka normalitet në Kuvend, pa krijim të Komisionit Hetimor

Jeton Musliu / RTKlive

Pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, doli në  konferencë për media. Ai deklaroi Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, me ngulm janë duke kundërshtuar krimin e Komisionit Parlamentar Hetimor për Energjinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se në Kuvendine  Kosovës,  s’do të ketë normalitet, deri në arritjen e krijimit të këtij komisioni.

“Ju e shihni se çfarë vendosmërie ka tashmë pushteti i VV-së dhe Kurtit, që të refuzojë dhe parandalojë themelimin e një komisioni parlamentar, për shpenzimin e 125 milionë eurove në emër të importit, gjë që import nuk ka pasur”, tha Tahiri.

Ai tha se edhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike në 100% është bërë në emër të importit dhe krizës në  rajon dhe Evropë.

“Por realisht Kosovën nuk e ka prekur kjo krizë ose në masë jashtëzakonisht të vogël”.

“Në shkurt kemi importuar vetëm 2.47% energji elektrike, në mars vetëm 0.56%, në kohën kur është dyfishu çmimi dhe në prill vetëm 0.86%.”, tha Tahiri.

Sipas PDK-së, vetëm është dyfishuar çmimi i energjisë elektrike e në anën tjetër import nuk ka pasur dhe se gjithë konsumit ka pasur mbulim  me prodhimin vendor.

“Në masë të madhe nga hidrocentrali i KEK-ut, ai i Lumbardhit, dhe përmes erës apo solareve. Si PDK,si iniciues për krijimin e këtij komisioni nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të biem pre e atij provokim të paprecedentë të pushtetit”, tha Tahiri në emër të partisë më të madhe opozitare në vend.

“Pra e shihni instistimin e Albin Kurtit, ZRRE-në se me çfarë ngulmi insiston që të mos respektohet  vendimi i Gjykatës për pezullimin e shtrenjtimit të rrymës”, rikujtoi Tahiri në këtë konferencë për media.

Ai tha se deri më herët, VV për më shumë se 12 vite ishte në opozitë. “A  ju kujtohet ndonjëherë për këto vite a ka kërkuar ndonjë komision parlamentar për çështjen e energjisë elektrike. Asnjëherë, për më shumë se 12 vite.”,shtoi Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme