Gjiganti i Premier League-s i ka ofruar kontratë Dembele-s
BKT
Sport

Gjiganti i Premier League-s i ka ofruar kontratë Dembele-s

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Klubi anglez, Manchester United insiston që gjatë kësaj verë, të transferojë anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

E ardhmja e reprezentuesit francez në ‘Camp Nou’ ende është në dyshim. Lojtari prej kohësh është i lidhur me largimin nga Barcelona.

‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për lojtarin, dhe sipas medieve britanike, tashmë klubi nga ‘Old Traffordi’ i ka ofruar një kontratë Dembele-s.

Krahas Manchester Unitedit, kampioni i botës me Francën, kërkohet edhe nga klubi i madh francez, PSG të cilët mësohet se janë duke përgatitur ofertën për lojtarin.

Në ditët vijuese thuhet se lojtari do të vendos së për cilën skuadër do të luajë në sezonin 2022/23.