Festivali ndërkombëtar i filmit në Odesa përtej kufijve në PriFilm Fest
Foto:RTK
Kulturë

Festivali ndërkombëtar i filmit në Odesa përtej kufijve në PriFilm Fest

Arlinda Sejda /RTK

Këtë vit Komuna e Prishtinës do të mbështes edicionin e 14-të të Festivalit ndërkombëtar, PriFilm Fest i cili do të jetë nikoqir i edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Odesës, nën moton “FNF i Odesas përtej kufijve: Odesa në PriFest”.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha në një konferencë për media  tha se kjo është një mundësi e veçantë për të shfaqur solidaritetin e kryeqytetit të Prishtinës me luftën që po ndodh në Ukrainë.

“Këtë vit me mbështetjen maksimale si komunë edicioni i 14 i festivalit “Pri Fest” do të jetë nikoqir i edicionit të 13 të festivalit ndërkombëtar të “Odesës” nën moton “Festivali ndërkombëtar i filmit Odesas përtej kufinjëve, Odesa në prifest”. Mundësi e jashtëzakonshme për të shfaqur solidarizimin e kryeqytetit të Kosovës me luftën e Ukrainës, për të drejtën më themelore të saj, lirinë. Festivali i filmit na e nderon kryeqytetin tash e sa vjet, na ka sjellë filma shumë cilësor, si dhe regjisor e aktor të famshëm nga bota” tha Rama.

Rama u shprehe tejet i lumtur për ketë bashkëpunim të komunës me festivalin PrifilmFest nder të tjera ai tha se Prishtina ju përkrah me të dyja duart.

 “Ne në Kosovë i dimë shumë mirë të ligat që i sjell lufta përball një agresori që nuk kursen as civil e as fëmijë, shumë prej nesh i kemi të freskëta në kujtesë përvojat e luftës si traumën më të madhe në jetën tonë kolektive. Prishtina ju përkrah me të dyja duart”, tha ai.

Ndërsa Vjosa Berisha nga PriFilm Fest ka njoftuar se festivali do të fillojë me datën 26 deri 31 korrik ku do të priten 25 deri 30 persona nga Ukraina.

“Odesa e ka anuluar festivalin në Ukrainë për shkak të gjendjes e luftës dhe ne meqenëse shumë shpesh kemi bërë partneritet duke i ndarë mysafiret, duke marr ë parasysh këtë dhe me një miqësi që e kemi me festivalin e Odesës, kemi vendos ti ofrojmë një hapësirë që ata ti sjellin një program të filmave që do të prezantohen gjatë forumit regjional të industrisë së filmit.Datat e festivalit janë më 26 deri më 31 korrik”, tha Berisha.

 


MË SHUME NGA Kulturë