E ardhmja e Asllanit në “San Siro”?
BKT
Sport

E ardhmja e Asllanit në “San Siro”?

Kristian Asllani është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën e Empolit në Seria A.

Paraqitjet e mesfushorit shqiptarë kanë rënë në syrin e shumë skuadrave të mëdha, të cilat kërkojnë shërbimet e Asllanit.

Mbrëmja e djeshme do të jetë e pa harrueshme për Asllanin, i cili shënoi edhe golin e parë në kampionat, teksa ndëshkoi Interin, skuadër që po këmbëngul për transferimin e tij gjatë mërkatos së verës.

Ndërkohë ish-lojtari i Empolit, Daniele Adani ka zbuluar bisedën me trajnerin e Empolit, Andreazoli.

“Para ndeshjes kisha një bisedë me trajnerin Andreazoli dhe e pyeta: “Ku do të shkojë Asllani?”. Më tregoi fushën e San Siro dhe tha…këtu”. Për mua Asllani është lojtari i ri më i mirë i Serisë A”, tha Adani.