Në Kosovë po mbahen Ditët e Gjuhës Gjermane
Kulturë

Në Kosovë po mbahen Ditët e Gjuhës Gjermane

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Ambasadat e Gjermanisë në Prishtinë, Austrisë dhe Zvicrës kanë organizuar së bashku me partnerë të tjerë Ditët e Gjuhës Gjermane në Kosovë.

Ambasadori Jörn Rohde i ftoi të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në organizimet e shumta! “Gjuha gjermane i lidh vendet tona me Kosovën dhe këtë dëshirojmë ta festojmë në javët që vijnë”, ka thënë ambasadori Rohde, njofton përmes një komunikate për media Ambasada e Gjermanisë.

Edhe ambasadori i Austrisë Christoph Weidinger ka thënë se gëzohet që edhe këtë vit ia ka dalur që së bashku të përgatitë një program të larmishëm.

Për t’i përmendur vetëm disa ngjarje kulminante Weidinger kërkoi të shikohen disa filma aktual austriakë, ndër tjerash produksionin e përbashkët austriako-gjerman që është shpërblyer me çmim  "Große Freiheit“, apo të ndiqen leximet e autores austriake Petra Nagenkögel.

Ambasadori Thomas Kolly theksoi gjuha dhe kultura gjermane e përbashkët janë diçka që e lidhin ngushtë me familjet në Kosovë. “Nëpërmjet aktiviteteve tona do të përpiqemi të arrijmë tek sa më shumë njerëz në Kosovë“, shtoi ai.

Ky program ka filluar nga 8 Maj 2022 dhe do të zgjasë deri më 20 maj.