Sonte fillon “Prishtina International Theater Festival”
Foto / RTK
Kulturë

Sonte fillon “Prishtina International Theater Festival”

Shqipe Gashi/RTKlive

Duke filluar sot me datën 10 deri më 16 maj, në Teatrin AAB “Faruk Begolli” do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Kosovë, “Prishtina International Theater Festival 2022″ (PITF 2022).

Se cilat do të jenë të veçantat e këtij festival,  në këtë edicion të gjashtë dhe se si do të rrjedhe krejt ky festival, në një intervistë të drejtpërdrejt në RTK, flet drejtoresha e këtij festivali, Doruntina Alshiqi.

Ndër të tjera ajo e ceki se e veçanta e këtij festivali do të jetë ajo që festivali kësaj radhe po fillon në pranverë  me plotë energji, pasi që vitet e kaluara ka filluar në vjeshtë.

“Ne jemi gati po i presimi të gjithë ata që e donë kulturën dhe artin që të vinë dhe të na bashkohen. E veçanta e këtij edicioni të gjashtë është se po fillojmë në pranverë me plotë energji dhe pozitivistet duke i lanë anash edhe krejt ato sfida që i kemi pas me Covid, pasi që edicionet e kaluara i kemi filluar zakonisht në vjeshtë”, është shprehur Alshiqi.

Se çka e dallon këtë edicion nga edicionet e kaluar ajo tha se interesimi është shumë më i madh  jo vetëm shfaqjet teatrale nga Evropa por nga e gjithë bota.

“Ky edicion ka qenë më i lehtë në disa parapërgatitje  që i kemi bërë pasi siç e dimë, ky festival është i vetmi  me karakter  ndërkombëtar në Kosovë i festivalit të teatrove interesimi është shumë më i madh  jo vetëm shfaqjet teatrale nga Evropa, por nga e gjithë bota kanë qenë shumë të interesuara për pjesëmarrje ne këtë festival. Aplikimi ka filluar qysh në muajin shkurt ka përfunduar në fund të muajit prill, ka pasur rreth 100 aplikues më pas është formuar komiteti  i cili ka qenë me pjesëtar profesional të cilët e kanë bërë zgjedhjen e gjashtë shfaqjeve që do të jenë në programin garues”, tha Alshiqi.