10:50 / 12.05.2022
Prishtinës do t’i shtohet edhe një bibliotekë
Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar se në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ernest Koliqi, do të bëhet inaugurimi i Bibliotekës së Ipeshkvisë “Ernest Koliqi”.
Inaugurimi i kësaj biblioteke, e cila gjendet në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të bëhet më 20 maj nga ora 19:00.