Haradinaj: Aplikimi i Kosovës në KE lajm i mirë për vendin
Emine Hoti /RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se ky është lajm i mirë për vendin.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova ka marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tash e sa vjet.
“Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tash e sa vjet.Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, është jetike për Kosovën që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert në proceset integruese duke liberalizuar vizat dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit.
“Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!”, ka thënë Haradinaj.























