09:37 / 13.05.2022
Punëtorët e KEDS/KESCO edhe sot vazhdojnë protestën
Valbona Thaçi/ RTKLive
Edhe sot punëtorët e KEDS/KESCO kanë vazhduar protestën me kërkesë për ngritjen e pagave për 100 euro.
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak.
Ndryshe KEDS ka shënuar 8 vjetorin e operimit. Përgjatë këtyre viteve, kompania ka investuar në rrjet gjithandej vendit. Mbi 170 milion euro është vlera e investimeve që janë realizuar deri tash në kuadër të cilave përfshihen mbi 1600 projekte investive dhe të mirëmbajtjes së rrjetit.