Takimi trepalësh në Bruksel shpresohet të ndodhë
Lajme

Takimi trepalësh në Bruksel shpresohet të ndodhë

Muharrem Miftari/RTKLive

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, është duke zhvilluar takime të ndara me delegacionet e palës serbe, të cilën e udhëheqë Petar Petkoviq dhe atë kosovare, e udhëhequr nga Besnik Bislimi.

Merret vesh se ende nuk është duke ndodhur takimi trepalësh, siç është paralajmëruar nga Brukseli.

Shpresohet të ndodhë

Siç njofton korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqinë Tuhina, për "Imazhi i Ditës", delegacioni kosovar kishte planifikuar takimin me ndërmjetësuesin Lajçak prej orës 9.30-11.00, por që nuk është arritur ende. Duket se takimi është duke vazhduar ndaras dhe që nuk ka indikacione se do të mund të kemi takime trepalëshe.

Pala serbe, njoftohet se është e gatshme të hyjë në cilindo format të bisedimeve,  duke insistuar në hapjen e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që për palën kosovare është e papranueshme.

Ndërkohë pala evropiane ka listuar çështjen e të pagjeturve, të targave dhe të energjetikës.

Mirëpo palët në bisedime ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për takim të përbashkët , prandaj befasi do të ishte takimi trepalësh , e jo dështimi i bisedimeve.