RTK fiton rastin ndaj portaleve që dezinformuan
Foto: RTK
Lajme

RTK fiton rastin ndaj portaleve që dezinformuan

RTK

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka miratuar ankesën e Radiotelevizionit të Kosovës kundër Demokracia.com, Insajderi.org, radiokosovaelire.com, teve1 dhe Ballkani.info për publikimin e lajmit me tituj të ndryshëm në lidhje me ardhjen e gazetarëve ukrainas në Kosovë dhe njoftimin për mundësinë e punësimit të katër prej tyre.

KMSHK-ja konstaton se është shkelur kapitulli II i Kodit të Medieve - Raportimi i së vërtetës, pas ankesës së RTK-së se mediet në fjalë kanë shtrembëruar komunikatën zyrtare të bërë nga bordi dhe menaxhmenti i RTK-së për ofrimin e hapësirës së punës për gazetarët ukrainas qëndrim ky që është raportuar nga mediet e apostrofuara se RTK-ja ka hapur vende pune për punësimin e gazetarëve ukrainas.

"Pas leximit të ankesës, shkrimeve dhe provave të dorëzuara, KMSHK vendos që mediat nuk e kanë raportuar të vërtetën në momentin që e kanë cilësuar si punësim orfimin e hapësirave të punës  nga bordi i RTK-së për gazetarët ukrainas që do të vijnë në Kosovë", thuhet në vendimin e KMSHK-së ku u bëhet thirrje medieve që të kenë kujdes gjatë raportimit mbi ngjarjet që të transmetojnë tek publiku të vërtetën, ashtu siç kërkohet me Kod të Mediave.

Bazuar edhe në vendimin e KMSHK-së, RTK-ja kërkon që mediet që nuk e kanë raportuar të vërtetën të kërkojnë falje publike lidhur me shkrimet e botuara dhe t`i korrigjojnë e plotësojnë shkrimet e botuara.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme