16:24 / 17.05.2022
Ambasada amerikane lavdëron Kosovën për zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë
Emine Hoti / RTKlive.com
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar Kosovën për solidarizimin e saj ndaj Ukrainës dhe zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka falënderuar Kosovën për strehimin e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas.
“SHBA lavdëron Kosovën për solidaritetin e saj ndaj Ukrainës – duke vendosur sanksionet, duke oftuar ndihmë humanitare për refugjatët dhe gazetarët, si dhe për dënimin e veprimeve të pajusftifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë“, ka shkruar ambasada në Twitter.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka miratuar vendimin për sanksione të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë.