Japonia vazhdon mbështetjen për RTK-në, në zhvillim të mëtutjeshëm
Foto: RTK
Lajme

Japonia vazhdon mbështetjen për RTK-në, në zhvillim të mëtutjeshëm

RTKlive

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, e dha këtë premtim gjatë takimit që pati sot me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

 Në këtë takim u bisedua për projektet aktuale që po mbështeten nga Agjencia Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA), të cilat janë në finalizim e sipër.

Ndër to është edhe hapja e zyrës rajonale të RTK-së në Prizren dhe Mitrovicë. U.d Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, theksoi rëndësinë që partnerët besnik të transmetuesit publik të vazhdojnë përkrahjen në reformat e nisura dhe për investime kapitale, veçmas në teknologji, e cila është vjetruar në masë të madhe.

Ai gjithashtu përmendi hapat që janë ndërmarr për ofrimin e llogaridhënies dhe fuqizimin e besimit të publikut tek transmetuesi publik.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa