13:04 / 18.05.2022
Matthijs de Ligt drejt nënshkrimit të ri me Juventusin
Uran Krasniqi/RTKLive
Qendërmbrojtësi holandez Matthijs de Ligt është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Juventusin për të qëndruar në Torino deri në vitin 2026.
Njëzet e dy vjeçari vjeçari ishte lidhur shumë me një largim të mundshëm nga Juve, duke u raportuar se Manchester United dhe Chelsea po punon për ta afruar atë.
Lajmet për të ardhmen e De Ligt vijnë menjëherë pasi mbrojtësi legjendar Giorgio Chiellini i tha lamtumirën e fundit klubit.