Ndotja e mjedisit shkakton 9 milionë vdekje në vit
BKT
Lajme

Ndotja e mjedisit shkakton 9 milionë vdekje në vit

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive

Çdo vit, nëntë milionë njerëz në botë vdesin para kohe për shkak të formave të ndryshme të ndotjes së mjedisit.

Këtë e tregon një studim i ri i publikuar në revistën “The Lancet Planetary Health”, për të cilin raporton Radio Suedeze Ekot.

Këtu përfshihet ndotja e ajrit, e cila vlerësohet të shkaktojë shtatë milionë vdekje në vit. Kjo është një rritje prej 55 për qind që nga fillimi i mijëvjeçarit.

Ndotja e ajrit dhe e tokës janë gjithashtu një faktor shtesë, megjithëse vdekjet e parakohshme për shkak të ujit të ndotur janë ulur.

Studiuesit që qëndrojnë pas studimit besojnë se ndotja është një kërcënim më i madh për shëndetin e njeriut sesa, për shembull, lufta, terrorizmi, droga dhe disa sëmundje.


MË SHUME NGA Lajme