Berisha: Koha për amandamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
BKT
Lajme

Berisha: Koha për amandamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Blerim Halimi / RTKlive

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, aktualisht deputet i PDK-së ka thënë se aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të cilët u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë ka qenë i papritur, duke pasur parasysh se ata nuk kanë bërë shkelje, teksa ka thënë se është koha për intensifikimin institucional për zhbërjen e këtyre Dhomave.

“Ne që nga fillimi e kemi gjykuar komplet procesin dhe grumbullimin e provave dhe vet historikun e ngjarjes për të cilin po akuzohen palët që sot iu shquptua masa ndëshkuese. Ka qenë e pritur se kjo gjykatë do ta çojë deri në fund procesin, por nuk kemi pritur dënim sepse palët nuk kanë bërë shkelje. E dimë si kanë dal ato dokumente dhe nga kush. Ata nuk kanë pasur qasje në ato dokumente. Reagimi i tyre ka qenë i natyrshëm dhe pastaj ata e kanë pasur një avokat, i cili i ka sugjeruar se si të procedohet tutje me ato dokumente”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se Kosova ka institucione demokratike dhe nuk mund të ndërhyjmë në procesin e gjykatës, por ka shprehur shpresën se avokatët mbrojtës e dinë procesin dhe se do ta kryejnë punën në mënyrën më të mirë.

“Shpresoj se në shkallën e dytë do të vendoset drejtësia në të mirë të palëve. Por duhet të ketë një përkujdesje dhe përkushtim institucional ndaj procesit. E ka për detyrë Ministria e Drejtësisë që të kujdeset për qytetarët e vet atje në Hagë“, ka shtuar Berisha.

Ai ka thënë se pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara pret nga kryeministri Albin Kurti që ta mbajë premtimin e tij për zhbërjen e këtyre Dhomave. “Është momenti kur duhet të intensifikohen veprimet institucionale mbi atë që ka rekomanduar edhe Komiteti për Ploitika të jashtme të Kongresit Amerikan. Nëse vazhdon kryeminsitri të arsyetohet me atë tendencën se gjoja këtë gjykatë e ka krijuar Hashim Thaçi dhe se gjoja e ka dëmtuar UÇK-në, kjo është vetëm një tendencë për një mashtrim. Gjykata është për mua është formuar nga ata që kanë dashur ta njollosin UÇK-në, bashkë me Serbinë por edhe ata që e kanë sulmuar me vlerat e UÇK-së“, ka thënë tutje Berisha.

Sipas tij ka dy rrugë për zhbërjen e Gjykatës Speciale. “E dimë situatën e fundit me Dick Martyn. Kjo na jep të drejtë në amandemetimin e ligjit të këtyre dhomave që të gjitha faktet dhe argumentet që janë ofruar nga Shërbimi Sekret Serb, të mos jenë më prova në procedurë. Po ashtu mund të bëhet amandementimi edhe sa i përket pretendimeve të Dick Marty, sepse asnjëra nga aktakuzat nuk ka përmbajtje nga ajo çfarë është pretenduar”, ka nënvizuar Berisha.

 


MË SHUME NGA Lajme