Alarmet për bomba në disa vende të rajonit
BKT
REL
Lajme

Alarmet për bomba në disa vende të rajonit

REL

Në dy muajt e fundit, në disa vende të Ballkanit Perëndimor ka pasur njoftime për bomba në lokacione të ndryshme.

Në të gjitha rastet, alarmet  kanë rezultuar të rreme.

Në Serbi janë raportuar qindra kërcënime, por policia nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë.

Në Kosovë e Mal të Zi, ka pasur disa  të tilla.

Kështu, në Serbi, alarme të tilla për vendosje mjetesh shpërthyese ka pasur në shkolla, konvikte, qendra tregtare, spitale, kopshtin zoologjik, Muzeun Kombëtar, Akuariumin Publik dhe Tropikariumi, aeroport, aeroplanët e Air Serbia-s, stacioni hekurudhor, administrata e policisë, urat, raporton REL.

Në Kosovë alarme të tilla ka pasur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Rektoratin e  UP-së e shkolla.

Ndërkohë, në Mal të Zi, alarme për bomba ka pasur në shkolla e qendra tregtare.

Gjithashtu, një kërcënim i rremë për një mjet shpërthyes në Zagreb është raportuar më 18 maj në një qendër tregtare.

Për të gjitha këto raste, policia nuk ka dhënë shpjegime se nga po vijnë dhe nëse u kanë rënë në gjurmë.


MË SHUME NGA Lajme