Dorëzohet ZRRE, shtyn ekzekutimin për tarifat e shtrenjta
BKT
Lajme

Dorëzohet ZRRE, shtyn ekzekutimin për tarifat e shtrenjta

Blerim Halimi / RTKlive

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se ka pranuar nga Gjykata e Apelit aktvendimin me të cilin iu është refuzuar ankesa dhe në një takim ka vendos të shtyhet ekzekutimi i vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike.

Sipas një komunikate, ZRRE me datë 18 maj ka pranuar aktvendimin e apelit ku është refuzuar ankesa e Zyrës së Rregullatorit.

“Gjykata ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRRE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses. Si pasojë e gjendjes së krijuar, bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit”, thuhet në komunikatë.

Procesi në gjykatë për të pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës ka nisur pas padisë së ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës, me arsyetimin se shtrenjtimi i rrymës “i dëmton qytetarët”.

Tarifat e reja të energjisë elektrike të miratuara nga ZRRE-ja, kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe ishin planifikuar të jenë të vlefshme deri më 31 mars 2023.


MË SHUME NGA Lajme