Gjermania tregon përse e mbështetë Kosovën për antarësim në KE
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Gjermania tregon përse e mbështetë Kosovën për antarësim në KE

Jeton Musliu/ RTK

Annalena Baerbock, ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, nëprmjet deklarimeve në Twitter, ka ritheksuar qëndrimin e shtetit gjerman, sa i përket aspiratave për integrim të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor.

Vetëm disa javë pas vizitës së saj në rajon, kryediplomatja gjermane deklaron se tashmë e ka të qartë se rritja e bashkëpunimit me këto shtete është vendimtare. 

Në këtë rast, ajo përmend edhe Kosovën dhe arsyen përse Gjermania e mbështetë shtetin e ri të antarësohet në Këshillin e Evropës.

“Vizita ime e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor më bëri të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit tonë me këto shtete në këtë moment vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dëshirën e Kosovës për t’iu bashkuar familjes së shteteve anëtare të Këshillit të Europës”, ka thënë Baerbock.

Por jo vetëm Gbermania. 

Përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës dje në mbledhjen e Komitetit kanë shprehur edhe Shqipëria e Kroacia.

Për këto mbështetje, Ministria e Jashtme e Kosovës doli me një deklaratë për t’i falënderuar dhe për të argumentuar se pse Kosova duhet të jetë pjesë e organizatës për të drejtat e njeriut.

Ndërkohë dje në Torino është shënuar edhe fundi i presidencës italiane me KiE, dhe tashmë Irlanda do të kryesojë presidencën e Këshillit të Evropës.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e cila edhe ka dorëzuar ditë më parë aplikacionin për anëtarësim, ka uruar menjëherë Irlandën për marrjen e kryesimit të presidencës me Këshillin e Evropës, derisa ka thënë se mezi pret të vazhdojë bisedimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme