Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës
Foto,RTK
Lajme

Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

A.Bela / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

"Aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin "Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor". Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë", njofton zyra e kryeministrit.

Forumi Ekonomik Botëror, është një fondacion jofitimprurës zviceran. Njihet si institucion ndërkombëtar për bashkëpunimin publik-privat, misioni është si "të përkushtohemi për të përmirësuar gjendjen e botës buke angazhuar liderët në fushat e biznesit, politikës, akademik, dhe liderë të tjerë të shoqërisë për të formuar agjendë globale, rajonale dhe industriale.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme