Garë ushtarake e KFOR-it në Mitrovicë
Fotot: KFOR
Lajme

Garë ushtarake e KFOR-it në Mitrovicë

Jeton Musliu / RTKlive

Për herë të parë në zonën malore të Mitrovicës, u zhvillua gara ndërkombëtare “Rifleman Ridge”.

Gara e organizuar nga KFOR-i, është një ngjarje krejt e re e organizuar saktësisht nga Shtabi i kontingjentit ushtarak polak në Kosovë.

“Gara përbëhej nga dy pjesë - vrapim 1 milje përpjetë, gjuajtje e saktë në poligon dhe një vrapim në zbritje deri në vijën e binishit”, deklaron KFOR-i.

“Konkurrentët e sfidës ishin në ekipe me nga 4 veta dhe në çdo ekip e kishte të detyrueshme praninë e një ushtareje”.

KFOR-i sqaron garën duke shtuar se çdo ushtar ishte  i veshur me pajisjen e tij luftarake, por në poligonin e qitjes konkurrentët u përpoqën të shënonin syrin e demit, duke qëlluar me pushkën e famshme polake BERYL 5.56 mm.

“Sfida testoi forcën, qëndrueshmërinë dhe aftësitë e gjuajtjes së secilit anëtar të ekipit, por ishte gjithashtu një rast për t'u argëtuar në një mjedis shumëkombësh”.

Në garë morën pjesë ushtarët e disa kontingjenteve në kuadër të KFOR-it.



Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme