​Inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ftohet dëshmitar në Speciale
Foto: Burim Ramadani/ Twitter
Lajme

​Inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ftohet dëshmitar në Speciale

A.Bela / RTKlive

AKI njofton opinionin publik se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI, z. Burim Ramadani.

"Në fletëthirrje precizohet se z. Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”. Z.Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje", thuhet në njoftimin e Agjencisë Kosovës për Inteligjencë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme