Kancelari gjerman Olaf Scholz, me 10 qershor zbret në Ballkanin perëndimor
Foto: DW
Lajme

Kancelari gjerman Olaf Scholz, me 10 qershor zbret në Ballkanin perëndimor

DW

Kancelari gjerman Olaf Scholz, planifikohet të vizitojë Serbinë dhe vendet e rajonit, më 10 qershor.

Burime diplomatike të DW, programi në gjuhën serbe, thonë se qëllimi i kësaj vizite të Scholz në Ballkan , është përgatitja e mirë për samitin e Procesit të Berlinit.

“Ne po përpiqemi për atë datë, por vizita ende duhet të koordinohet me vendet e tjera të rajonit”, tha burimi.

Sipas tij, Scholz, përveç Serbisë, sigurisht që do të vizitojë edhe Kosovën, dhe udhëtimi tenton të shndërrojë në një turne të vogël ballkanik, me vizita në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, dhe ndoshta edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Më herët, gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, kishte raportuar në Twitter se Scholz do të shkonte në Beograd më 10 qershor.

Duke iu referuar burimeve të sigurta nga Berlini, ai tha se temat do të jenë “energjia, ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë” e të tjera.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa