Sveçla bisedon me Johansson, kërkon heqjen e vizave
Foto: Xhelal Sveçla / Facebook
Lajme

Sveçla bisedon me Johansson, kërkon heqjen e vizave

Emine Hoti /RTK/live

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla zhvilloi të hënën një takim virtual me komisionaren evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson, të cilën e informoi mbi arritjet e ministrisë që ai drejton.

Ministri Sveçla gjatë këtij takimi ritheksoi edhe nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në shtetet evropiane.

“Johannson përgëzoi angazhimin tonë në luftimin e krimit, korrupsionit dhe veprimtarive ilegale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe rikonfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për vendin tonë. U dakorduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon”, shkruan Sveçla në Facebook.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa