​Përfaqësuesit e MCC në ditën e fundit në Kosovë
KP
Lajme

​Përfaqësuesit e MCC në ditën e fundit në Kosovë

KP

Sot është dita e fundit që zëvendës presidentja e MCC-se, Alicia Mandeville, do të qëndrojë në Kosovë. Të dielën dhe të hënën pati disa aktivitete ndërsa edhe për sot është planifikuar që të ketë dy të tilla.

Fillimisht do të marrë pjesë në një konferencë me donatorë për subvencionet e efiçiencës së energjisë në Kosovë.

Kjo konferencë me donatorë, do të mbledhë përfaqësues nga institucionet e Kosovës, organizata ndërkombëtare dhe vendore, për të diskutuar të arriturat e deritanishme të programit SEEK, si dhe për të diskutuar mundësitë e investimeve të tjera për rritjen e eficiencës së energjisë dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin residencial në Kosovë.

Kjo konferencë është planifikuar të mbahet me fillim prej orës 09:30 në Hotel Sëiss Diamons në Prishtinë.

Ndërsa vizita përmbyllet në Mitrovicë ku delegacioni i MCC-së nga Uashingtoni do të vizitojë një prej ndërtesave ku do të nisin punimet për rinovimin me masa të eficiencës së energjisë, si pjesë e projektit të MFK-së dhe MCC-së, SEEK/AER.

Me këtë rast, Alicia Phillips Mandaville, Zëvendëspresidente e MCC-së, dhe Bedri Hamza, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, do të mbajnë edhe fjalë rasti.

Kjo është paraparë të mbahet me fillim prej orës 15:30.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa