​Memli Krasniqi: Mobilizim për Shaip Kamberin
BKT
Foto: Alban Selimi/ RTK
Lajme

​Memli Krasniqi: Mobilizim për Shaip Kamberin

Naser Mekolli /RTKlive.com

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Shaipi Kamberi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë, e i cili nuk guxon të ndalet.

“Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë. Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai kërkoi që të gjithë shqiptarët në Tërnoc, me 27 maj, të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart.

“Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë - e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët!”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se Shaip Kamberi u zgjodh i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.


MË SHUME NGA Lajme